• 27.06.2016 Kick-off Press conference of the project “Imam or priest? Whoever, just in the role of peace!”

    Промовиран проектот “Имамот или Попот? Било кој, само во улога на мирот!”

    Во спроведување на овој проект се вклучени претставници на Исламската верска заедница и на Македонска православна црква, со цел заедно со различни обуки да дејствуваат во надминување на етничките предрасуди

    ЗИП Инситут за локална самоуправа во соработка со Скопското муфтиство, Скопката епархија и некои скопски општини со мешан религиозен состав, го промовираа проектот „Имам или Поп? Било кој, само во улога на мирот!”, проект кој се спроведува во рамките на проектот “CIVICA Mobilitas” финансиран од Швајцаркската амбасада.

    Проектот има за цел да се подобрат меѓуверските односи во Македонија, особено по случајот на поставување орел во Чаир и планотза поставување на крстот во Бутел. Преку овој проект се стреми да се спречи ескалација на состојбата и да не се повторуваат вакви случаи во општините со мешан религиозен состав.

    Од страна на Исламската верска заедница и Македонската православна црква велат дека последните настани кои ги зголемуваат меѓурелигиски тензии се организирани од страна на политички партии за политички цели.

    Претставникот на Исламската верска заедница, имамот Фатмир Заими, рече дека последните настани не се религиозни спорови туку политички спорови, организирани од политичка партија.

    „Во повеќе случаеви, вклучувајќи ги и последните во Чаир, претежно беа политички, а не верски, како во албанската заедница, така и во македонската заедница”, рече Заими.

    Претставникот на Македнската православна црква, свештеникот Ивица Тодоров, рече дека кај оние луѓе кои навистина ја почитуваат својата вероисповест, постои толеранција, разбирање и почитување на едни со други.

    „Во врска со настаните што се случуваат во нашата земја, сите панелисти, но и учесниците во промовирање на проектот, се согласивме дека на Македонија ѝ треба посериозна правна држава. Ние живееме во заедничка држава и во владата има претставници на двете заедници кои треба да бидат чинители во регулирање на државата. Гледаме дека политичка криза не е предизвикана од страна на муслиманите или православните, туку тоа е еден друг извор”, рече Тодоров.

    Во спроведување на овој проект се вклучени претставници на Исламската верска заедница и на Македонска православна црква, со цел заедно со различни обуки да дејствуваат во надминување на етничките предрасуди.


    Prezantohet projekti “Imami ose prifti? Cili do që të jetë, vetëm në rolin e paqes le të jetë”

    Nga Bashkësia Fetare Islame dhe Kisha Ortodokse Maqedonase thonë se ngjarjet e fundit të cilat nxisin tensione ndërfetare janë të organizuara nga partitë politike për përfitime politike

    ZIP Institut për qeverisje lokale në bashkëpunim me Myftininë e Shkupit, Ipeshkvinë e Shkupit dhe disa komuna të kryeqytetit të Maqedonisë me përbërje të përzier fetare, promovuan projektin “Imami apo Prifti? Kush do qoftë, vetëm në rolin e paqes!”, i cili zbatohet në kuadër të projektit “CIVICA Mobilitas” i financuar nga Ambasada e Zvicrës.

    Projekti ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve ndërfetare në Maqedoni, veçanërisht pas rastit të vendosjes së shqiponjës në Çair dhe planifikimit për vendosjen e kryqit në Butel. Me anë të këtij projekti synohet të parandalohen përshkallëzimet e situatës dhe përsëritja e rasteve në komunat me përbërje të përzier fetare.

    Nga Bashkësia Fetare Islame dhe Kisha Ortodokse Maqedonase thonë se ngjarjet e fundit të cilat nxisin tensione ndërfetare janë të organizuara nga partitë politike për përfitime politike.

    Përfaqësues i Bashkësisë Fetare Islame, Imami Fatmir Zaimi, theksoi se ngjarjet e fundit të cilat nxisin tensione ndërfetare nuk janë mosmarrëveshje ndërfetare, por janë mosmarrëveshje politike, të organizuara vet nga partitë politike.

    “Në shumicën e rasteve, përfshirë edhe këto lëvizjet që janë bërë në popullatën e Çairit, më së shumti kanë qenë politike se sa fetare, si në komunitetin shqiptar, poashtu edhe në komunitetin maqedonas”, u shpreh Zaimi.

    Përfaqësues i Kishës Ortodokse Maqedonase, Prifti Ivica Todorov, theksoi se tek ata njerëz që me të vërtetë respektojnë fenë e tyre, ekziston toleranca, mirëkuptimi dhe respekti ndaj njëri-tjetrit.

    “Rreth këtyre ngjarjeve që ndodhin në vendin tonë, të gjithë përfaqësuesit e projektit, por edhe pjesëmarrësit në promovimin e tij, konstatuam se Maqedonisë i nevojitet drejtësi më serioze. Ne jetojmë në një shtet të përbashkët dhe në qeveri kemi përfaqësues të të dy komuniteteve të cilët duhet të jenë faktor në rregullimin e këtij shteti. Ne shohim se kriza politike nuk është shkaktuar nga muslimanët apo të krishterët, por ajo ka një burim tjetër”, tha Todorov.

    Në këtë projekt janë të përfshirë përfaqësues fetarë të Bashkësisë Fetare Islame dhe Kishës Ortodokse Maqedonase, me qëllim që bashkërisht me trajnime të ndryshme të veprojnë në tejkalimin e paragjykimeve ndëretnike.