• 27.06.2016 Promo event of the project “Who makes the hiring decisions – the municipality or the political party?”

    Promovimi i projektit “Kush punëson, komuna apo partia?”

    Punësimet nëpër komuna sipas vijës partiake janë “sekret publik” thotë Agim Selami, drejtor i Institutit për vetëqeverisje lokale dhe arsimim joformal. Ky institut nisi një projekt me të cilin do të monitorohet punësimi në komunat në Maqedoni.

    “Punësimet kryesisht bëhen nëpërmes përkatësisë partiake dhe shpeshherë injorohet kriteri i bazuar në merita. Kjo ishte pika e nisjes për të parë se sa komunat e respektojnë këtë parim të përzgjedhjes së kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet, kundrejt afilacionit partiak dhe lidhjeve politike”,tha Agim Selami – ZIP INSTITUT

    Sllagjana Taseva nga “Transparensi Internejshënëll” thotë se në vazhdimësi marrin denoncime nga qytetarët për punësimet partiake nëpër institucionet shtetërore.

    “Kemi pranuar disa denoncime në lidhje me punësimet në nivel vendor dhe me kompetencat e kryetarëve të komunave gjatë punësimeve në sektorin e arsimit. Ka keqpërdorime edhe në punësimet e përkohshme, të cilat më pas bëhen punësime të përhershme”, shtoi Sllagjana Taseva – “TRANSPARENCY INTERNATIONAL”

    Nga Instituti ZIP thonë se korrupsioni dhe punësimet partiake janë më dominonte në administratën publike.